ZKM ka njoftuar se kryeministri Kurti ka nisur takimet me partitë e komuniteteve për konsultime në lidhje me formimin e qeverisë. Ai është takuar me Emilija Rexhepin, që aktualisht është zëvendëskryeministre e tretë dhe kryetare e NDS’së.
ZKM thotë se Rexhepi e ka “konfirmuar gatishmërinë e plotë për vazhdim të bashkëpunimit me Lëvizjen VETËVENDOSJE! si fituese e zgjedhjeve të fundit dhe mbështetjes së kryeministrit Kurti në formimin e qeverisë së re”.
Kurti e ka falënderuar Rexhepin për bashkëpunimin.
Tashmë 15 prilli është caktuar si datë për mbajtjen e seancës konstituive dhe Kurti ka deklaruar se po atë ditë do të votohet Qeveria.
Njoftimi i plotë:
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka filluar takimet me partitë politike të pakicave, për konsultim me to në lidhje me formimin e qeverisë së re pas certifikimit të rezultatit të zgjedhjeve të 9 shkurtit dhe fillimit të afateve kushtetuese drejt formimit të legjislaturës dhe qeverisë së re.
Në kuadër të këtyre diskutimeve, kryeministri u takua me zëvendëskryeministren e tretë për Çështje të Pakicave dhe të Drejtat e Njeriut dhe kryetaren e Partia e Re Demokratike (NDS), Emilija Rexhepi. Ajo e konfirmoi gatishmërinë e plotë për vazhdim të bashkëpunimit me Lëvizjen VETËVENDOSJE! si fituese e zgjedhjeve të fundit dhe mbështetjes së kryeministrit Kurti në formimin e qeverisë së re.
Kryeministri Kurti e falënderoi znj. Rexhepi për bashkëpunimin e frytshëm, rezultatet e arritura gjatë këtij mandati dhe punët e mbara që na presin në katër vjeçarin e ardhshëm.



Të tjera
Lajme
Më shumë se 5 mijë fluturime të anuluara për shkak të reshjeve rekord të borës në SHBA
Një stuhi e fuqishme dimërore ka
Aktuale
Prokurori i Shtetit: 42 aktakuza ndaj 49 personave për vepra të ndryshme penale
Prokurori i Shtetit njofton opinionin publik
Aktuale
A do ta votojë VV-ja Vjosa Osmanin për Presidente? Flet Arbërie Nagavci
Kosova ka hyrë në fazën vendimtare