Posta e Kosovës ka njoftuar qytetarët se zyra postare Zveçan-2 është rikthyer plotësisht në funksion pas përfundimit të riparimeve të nevojshme si pasojë e dëmtimeve nga sulmi i fundit.
“Me përkushtim dhe profesionalizëm, kemi realizuar restaurimin e plotë të infrastrukturës, duke përshirë vendosjen e xhamave dhe rikonstruksionin e hapësirave të brendshme, për të garantuar një mjedis të sigurt dhe funksional për të gjithë përdoruesit e shërbimeve tona,” thuhet në njoftimin e Postës së Kosovës.
Zyra postare Zveçan-2 është tashmë e pajisur me të gjitha kapacitetet e nevojshme dhe ka rifilluar ofrimin e shërbimeve në sportel.
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, dhe kryetari i Komunës së Zveçanit dhe ambasadori i Gjermanisë kanë dënuar sulmin në Postën e Kosovës në Zveçan, ku pak pas mesnatës më 1 prill u hodhën dy granata dore.
Më parë në këtë objekt ndodhej Banka Kursimorja e Postës së Serbisë, që u mbyll në maj të vitit të kaluar.



Të tjera
Aktuale
Cakolli shfaq një grafikë të ulëseve të fituara nga partitë me rezultatin aktual
Eugen Cakolli nga KDI ka treguar
Lajme
Deda pas zgjedhjeve: Balancohet skena politike, espresso 70% është veç për qytetarët
Ilir Deda, ka reaguar lidhur me
Lajme
Blushi: Kurti kishte Qeverinë donte edhe Presidentin, i humbi të dyja
Shkrimtari Ben Blushi, ka reaguar pasi