Një ngjarje tragjike ka tronditur komunitetin shqiptar dhe atë italian, pasi 23-vjeçari filipinas, Mark Samson, ka pranuar para autoriteteve se ka vrarë ish-të dashurën e tij, 22-vjeçaren shqiptare, Ilaria Sula.
Sipas dëshmisë së tij, ai nuk mund të pranonte ndarjen dhe për këtë arsye kreu aktin makabër.
Sipas hetimeve, vrasja ka ndodhur në banesën e Samsonit në Via Homs, Romë, ndërkohë që prindërit e tij ndodheshin në të njëjtën shtëpi, por nuk janë të përfshirë në hetim.
Pas krimit, ai ka vendosur trupin e Ilarisë në një valixhe dhe e ka transportuar rreth 40 kilometra larg kryeqytetit, ku e ka fshehur pranë një përroi në një zonë pyjore.
Mëngjesin e sotëm, pasi u ndalua nga policia, ai pranoi krimin dhe i çoi hetuesit në vendin ku kishte fshehur trupin. Ai gjithashtu pohoi se e kishte goditur Ilarian me thikë disa herë dhe më pas e kishte futur në makinë për ta larguar nga shtëpia.
Pas ngjarjes, ai vazhdoi të përdorte celularin e Ilarisë për të fshirë rrjetet sociale dhe për t’u shkruar miqve të saj, duke tentuar të fshehë zhdukjen. Madje, ai shkoi në shtëpinë e një shoqeje të viktimës, duke u shfaqur i shqetësuar për zhdukjen e saj.
Gjatë marrjes në pyetje, ai refuzoi të jepte shpjegime të mëtejshme mbi detajet e krimit dhe arsyet e tij, por u shpreh: “Më vjen keq për atë që bëra.”
Samson përballet me akuzat për “vrasje me dashje” dhe “fshehje të një kufome.”
Reagimi i familjes dhe hetimet e mëtejshme
Vrasja e 22-vjeçares ka shkaktuar dhimbje të thellë te familja e saj. Vëllai i Ilarias, Leon, ka mbërritur në Romë së bashku me familjen dhe është shprehur i tronditur:
“Nuk mund ta kuptojmë pse e bëri. Vetëm ai e di. Ilaria nuk më tregonte për problemet e saj, por tani dyshoj që mesazhet e fundit nuk ishin nga ajo.”
Ndërkohë, autoritetet po hetojnë për rolin e prindërve të Samsonit, të cilët ndodheshin në banesë gjatë krimit. Sipas ligjit italian, ata nuk mund të hetohen për ndihmë ndaj djalit të tyre nëse nuk ka prova të drejtpërdrejta për bashkëpunim në vrasje.
Ilaria Sula, e cila studionte Statistika në Universitetin Sapienza, ishte zhdukur që prej mbrëmjes së 25 marsit. Shokët e saj të dhomës, të cilët banonin me të në zonën e San Lorenzos, thanë se ajo u largua nga shtëpia pa dhënë asnjë shpjegim dhe nuk u kthye më.
Hetimet për këtë ngjarje tragjike vazhdojnë, ndërsa pritet që Samson të dalë përpara gjykatës për t’u përballur me akuzat e rënda që i ngarkohen, raportojnë mediat italiane
Të tjera
Showbiz
Xheneta “ndez” Spanjë, fotot me bikini po çmendin rrjetin
Influencerja e njohur Xheneta Fetahu po
Aktuale
“Solla paqen mes Azerbajxhanit dhe Shqipërisë”, Trump nuk i ndal lapsuset gjeografike
Ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald
Aktuale
U raportua e zhdukur nga djali – gruaja nga Fushë Kosova gjendet pas dy muajsh tek i dashuri në Shkup
Një rast i raportuar si “person