Mbrëmë (3 prill), Real Madridi u kualifikua në finalen e Kupës së Mbretit pasi në ndeshjen e kthimit gjysmëfinale luajtën 4-4 ndaj Real Sociedad, duke mbrojtur kështu avantazhin e golit nga ndeshja e parë, por dueli u shënua nga një gabim katastrofik i gjyqtarit në favor të mbretërve.
Domethënë, goli i Realit për 3-3 në minutën e 86-të pas një goditje këndi nuk duhej të pranohej.
Aksioni që rezultoi me goditje nga këndi, i parapriu një pozicion i dukshëm jashtë loje në të cilin ndodhej Kylian Mbappe, por nuk reaguan as gjyqtarët në fushë dhe as ata në sallën e VAR-it.
Vetë pozicioni jashtë loje nuk është i dënueshëm nëse lojtari nuk ndikon në lojë. Topi u drejtua nga Vinicius dhe Mbappe thjesht duhej të qëndronte në vend dhe të injoronte topin për të mos u aktivizuar nga pozicioni jashtë loje, por nuk e bëri këtë.
Në një moment ai shkoi drejt topit dhe kaloi mbrojtësin e Sociedadit, Igor Zubeldia, i cili ndaloi për një moment dhe nuk arriti të arrinte në kohë Vinicius, i cili shkoi i vetëm drejt portës së Sociedadit.
Vinicius nuk arriti të shënonte, por fitoi goditjen nga këndi nga i cili Reali arriti te goli.



Të tjera
Aktuale
Cakolli shfaq një grafikë të ulëseve të fituara nga partitë me rezultatin aktual
Eugen Cakolli nga KDI ka treguar
Lajme
Deda pas zgjedhjeve: Balancohet skena politike, espresso 70% është veç për qytetarët
Ilir Deda, ka reaguar lidhur me
Lajme
Blushi: Kurti kishte Qeverinë donte edhe Presidentin, i humbi të dyja
Shkrimtari Ben Blushi, ka reaguar pasi