Kryeministri i Polonisë, Donald Tusk, ka deklaruar se partia e tij, Platforma Qytetare, ka qenë objekt i një sulmi kibernetik.
Në një mesazh në rrjetin social X, Tusk theksoi se provat sugjerojnë një origjinë “lindore” të sulmit, duke lënë të kuptohet se mund të jetë i lidhur me Rusinë ose Bjellorusinë. Sipas tij, sulmi ka pasur në shënjestër sistemin kompjuterik të partisë, në prag të zgjedhjeve presidenciale të muajit të ardhshëm.
Jan Grabiec, kreu i zyrës së Tusk, ka deklaruar për agjencinë shtetërore polake të lajmeve PAP se sulmi kishte për qëllim marrjen nën kontroll të kompjuterëve të punonjësve të partisë dhe stafit zgjedhor për rreth 12 orë gjatë së mërkurës.
I pyetur nëse Rusia ose Bjellorusia janë përgjegjëse për këtë sulm, Grabiec tha se kjo çështje është në kompetencë të shërbimeve sekrete polake, por vuri në dukje se bjellorusët kanë kryer më parë infiltrime në sistemet polake në emër të inteligjencës ruse.
Polonia ndodhet në prag të zgjedhjeve presidenciale, me raundin e parë të planifikuar për 18 maj. Kryesuesi i garës është kandidati i Platformës Qytetare, kryebashkiaku i Varshavës, Rafał Trzaskowski, një centrist pro-Bashkimit Evropian, i cili ka rreth 35 për qind të mbështetjes sipas sondazheve.
Kandidatët e tjerë kryesorë përfshijnë Karol Nawrocki, i mbështetur nga partia konservatore Ligj dhe Drejtësi, me mbi 20 për qind të mbështetjes, dhe Sławomir Mentzen, bashkë-drejtues i partisë së ekstremit të djathtë Konfederata, i cili gjithashtu ka rreth 20 për qind të mbështetjes.
Nëse asnjë kandidat nuk siguron më shumë se 50 për qind të votave në raundin e parë, balotazhi do të mbahet më 1 qershor.
Të tjera
Showbiz
Xheneta “ndez” Spanjë, fotot me bikini po çmendin rrjetin
Influencerja e njohur Xheneta Fetahu po
Aktuale
“Solla paqen mes Azerbajxhanit dhe Shqipërisë”, Trump nuk i ndal lapsuset gjeografike
Ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald
Aktuale
U raportua e zhdukur nga djali – gruaja nga Fushë Kosova gjendet pas dy muajsh tek i dashuri në Shkup
Një rast i raportuar si “person