Cilën pyetje të ta shtroj më parë
Që të di frytninë tënde më mirë,
Cilat inde të t’i prek, cilët kapilar,
Të t’i njoh rrebet, kohës vështirë!?
Cilën të çar të të prek pa të vrarë
Që të mas thellësinë e rrudhave,
Cilët kufij, të t’i numëroj më parë
Që të mas burgimin mes mureve?!
Dua të bëj një takim vetëm me ty
Kur ha veten, të të prek në tik-tak
Të t’i shikoj sytë në të humburit sy
Kataraktet e pusit, të t’i qetoj pak?!
Toka e shpirtit tim, ti fushë e blertë
Që faren e frytnisë ma ke të lashtë,
Kush ta preu hovin, të bëri të sertë
Kush t’i tundi bjeshkët gjer në asht?!
Toka ime është koha të bëhemi bashkë,
Fushës t’i marrim eshtrat, asht për asht!…
Angjelina Krasniqi___________ Enxhi_
Bochum, 22 prill 2018