Në shqyrtimin fillestar për vrasjen e Liridona Ademajt, i akuzuari Naim Murseli u deklarua i pafajshëm për vrasjen e bashkëshortes së tij, Granit Plava zgjodhi të mbrohet në heshtje, Kushtrim Kokalla tha se nuk do të deklarohet rreth fajësisë, ndërsa i akuzuari tjetër Tom Dodaj u dënua me 5 vjet heqje lirie.
Krahas të akuzuarve dhe avokatëve të tyre, në seancën e djeshme gjyqësore, e cila zgjati gati dy orë, ishin prezentë edhe familjarët e së ndjerës Liridona Ademaj.
Jeton Halimi, drejtor ekzekutiv në ISEG, ka thënë se Naim Murselit duhet t’i jepet dënim maksimal për dyshmin e organizimit të vrasjes së tij në vitin 2023.
“Dënim maximal, 40 vite burgim duhet t’i jepet këtij Naim Murseli sipas kodit penal, presim nga gjyqtarja që ka landën në fund procesit të shpall aktgjykim meritor me provat që posedon në shkresat e landës dhe gjykata apelit ta vërtetoj 100% akgjykimin e shkallës parë!”.
Vlen të theksohet se, ky proces gjyqësor ka tërhequr vëmendjen e publikut, ndërsa të gjithë po presin përfundimin e tij me interes për të mësuar nëse akuzat e ngritura do të mbështeten nga prova dhe nëse Murseli do të përballet me dënimin maksimal që kërkohet.
Të tjera
Aktuale
Kapet 34-vjeçari dhe ekstradohet nga Italia në Kosovë
Një kosovar me inicialet F.Xh. është
Aktuale
Lirohen vëllezërit Emini nga mbajtja në Serbi
Vëllezërit Bashkim dhe Xhemajli Emini janë
Aktuale
Zjarr i madh në Ferizaj, digjen fusha e mal – dëmet kapin mbi 140 mijë euro
Një zjarr i madh ka përfshirë