“Kërcënimi rus është real dhe jo i largët”.
Ky është alarmi që ka dhënë Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte gjatë një konferencë për mediat nga Portugalia.
Rutte theksoi se vendet anëtare të NATO duhet të rrisin shpenzimet për mbrojtjen si një mjet për të përballuar sfidat e ardhshme.
“Qëllimi prej 2% (i shpenzimeve në mbrojtje) i vendosur tani një dekadë më parë, nuk do të mjaftojë për të përballuar sfidat e së nesërmes. Kërcënimi nga Rusia mund të duket i largët, por më lejoni t’ju siguroj se nuk është. Vetëm dje, ne pamë një tjetër incident në Detin Baltik me ndërprerje të një kablloje që lidh Letoninë dhe Suedinë”.
“Lajmi i mirë është përmes Misionit Baltic Sentry, anijet dhe avionët e NATO-s po veprojnë së bashku me aleatët tanë atje, duke mundësuar një reagim të shpejtë të koordinuar. NATO është e fortë sot, për ta mbajtur NATO-n të fortë, megjithatë, duhet të vazhdojmë të përshtatemi dhe për të garantuar sigurinë tonë në të ardhmen, ne gjithashtu duhet të shtojmë përpjekjet tona tani për të shpenzuar më shumë në mbrojtjen tonë”, tha Rutte.



Të tjera
Lajme
Haxhi Avdyli: Unë do të votoja për Vjosa Osmanin, por ne në Guxo jemi pak
Lëvizja Vetëvendosje nuk ka një emër
Aktuale
Shefja e deputetëve të LDK-së: Jemi të gatshëm për zgjedhje
Shefja e deputetëve të LDk-së, Jehona
Aktuale
Ushtarët italianë të KFOR-it vazhdojnë patrullimet në gjithë Kosovën
Ushtarët italianë të caktuar në Komandën