Kandidati i PDK-së për deputet, Xhavit Haliti, sot e ka konfirmuar se ka dhënë dëshmi në Gjykatën e Apelit në Bruksel rreth rastit të vrasjes së veprimtarit të shquar të çështjes kombëtare, Enver Hadri. Por, para dy javësh kur u kontaktua nga Gazeta Haliti e mohoi.
Ai është shprehur se nuk ishte në dijeni për një gjë të tillë dhe nuk u deklarua më shumë.
Më poshtë është ftesa e Apelit për Halitin:
Xhavit Haliti në postimin e bërë sot në Facebook tha se bazuar në pyetjet dhe dëshminë e dhënë, beson se Bozhidar Spasiq, Vesel Vukotiq dhe Andrija Drashkoviq do të rimarrin dënimin me burgim të përjetshëm.
“Dyshohet se të njëjtit urdhërdhënës që qëndrojnë pas vrasjes së Enver Hadrit, ishin të përfshirë edhe në atentatin e UDB-së ndaj meje në Zvicër në vitin 1990”, tha Haliti.
Të tjera
Aktuale
Kapet 34-vjeçari dhe ekstradohet nga Italia në Kosovë
Një kosovar me inicialet F.Xh. është
Aktuale
Lirohen vëllezërit Emini nga mbajtja në Serbi
Vëllezërit Bashkim dhe Xhemajli Emini janë
Aktuale
Zjarr i madh në Ferizaj, digjen fusha e mal – dëmet kapin mbi 140 mijë euro
Një zjarr i madh ka përfshirë