Më 20 janar, do të mbahet ceremonia inauguruese e presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump.
Por, ftesën dhe pjesëmarrjen në këtë ceremoni as nuk e kanë konfirmuar, e as nuk e kanë mohuar dy liderët shtetëror, presidentja dhe kryeministri.
E rëndësisë së lartë, vlerësohet prezenca e liderëve kosovarë në një ngjarje të tillë.
Do të vlerësoja si shumë pozitive pjesëmarrjen e cilido lider të Republikës së Kosovës, cilido politika të Republikës së Kosovës në ceremoninë e inaugurimit, për arsye se tregon respektin mbi gjitha të qytetarëve të Republikës së Kosovës për presidentin dhe zyrën e presidentit të ShBA-së, përjashto emrin. Në fund të ditës, ne jemi dëshmitarë të mbështetjes së Amerikës nga të dyja taboret, demokrat e republican”, tha anëtari i Bordit të Ligës Shqiptaro-Amerikane, Faton Bislimi.
Me prezencën e tyre atje, konsiderohet se do të mund të shfrytëzohet rasti edhe të takohet me të zgjedhurit e tjerë dhe të lobohet për Kosovoën.
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka konfirmuar pjesëmarrjen në ceremoninë inauguruese të presidentit të 47-të të SHBA-së.
Ceremonia e inaugurimit, kur zoti Trump bën zyrtarisht betimin para ligjvënësve të Kongresit, anëtarëve të Gjykatës së Lartë, zyrtarëve të administratës së re dhe dhjetëra mijëra të pranishmëve, bëhet në shkallët e Kapitolit, përballë Monumentit të Uashingtonit.



Të tjera
Showbiz
Brikena përplaset me Edisën, ish-banorja: Mashtruese! Kam marrë informacione ekstra…
Një përplasje e ashpër ka ndodhur
Lajme
Gjendet i vdekur një 82-vjeçar në Prishtinë, dyshohet për vetëvrasje
Një rast i rëndë është raportuar
Aktuale
Çitaku: Nëse vendi shkon në zgjedhje Albin Kurti nuk është fajtori kryesor, por i vetmi
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës