Kosova vazhdon të ketë bilanc negativ tregtar, ani se ka një rritje të lehtë të vlerës së mallrave të eksportit. Njëkohësisht ka shënuar rritje edhe importi më 2024, krahasuar me vitin 2023.
Gjatë vitit që lamë pas, Kosova ka eksportuar mallra në vlerë 889 milionë euro, ndërsa, ka importuar 6. 38 miliardë euro.
Në vitin që lamë pas, një prej produkteve më të eksportuara ishte energjia elektrike në vlerë afro 150 milionë euro, pasuar nga artikujt dyer e dritare në vlerë mbi 98 milionë euro. Derisa artikujt shufra prej hekurit zënë vendin e tretënë vlerë prej 93 milionë euro.
Në bazë të të dhënave zyrtare të Doganës së Kosovës, vendin e katërt nga produktet më të eksportuara nga Kosova e zënë mobileritë, krevatët dhe dyshekët në vlerë mbi 92 milionë euro.
Ndonëse gjatë vitit 2023, vendin e parë për eksport e mbanin këta artikuj (dyshekët) në vlerë mbi 146 milionë euro.
Ndërkaq, Kosova gjatë vitit 2024 ka importuar më së shumti naftë dhe vajëra, ku vlera e tyre arrin shifrën mbi 710 milionë e 300 mijë euro.
Pas kësaj, me afro 678 milionë euro, Kosova ka blerë vetura dhe mjete të tjera të transportit.
Ndërkaq, vendin e tretë në import e zënë makineritë, veglat e punës, autopjesë e të tjerë të ngjashme në vlerë prej 464 milionë euro.
Sipas të dhënave të Doganës së Kosovës dërguar për KosovaPress, vitin 2024 Kosova ka importuar vetura më shumë në vlerë mbi 90 milionë euro krahasuar me vitin 2023.
Lidhur me këto dhëna tregtare, drejtori ekzekutiv në Institutin GAP, Blend Hasaj në një prononcim për KosovaPress, thotë se në 25 vjetët e fundit, qeveritë nuk i kushtuan vëmendjen e duhur zhvillimit të kapaciteteve prodhuese në Kosovë.
Si pasojë e importit të madh, Hasaj potencon se ndodh rritja e hovshme e çmimeve, duke ndikuar në ekonominë e përgjithshme të vendit.
“Një problem në Kosovë ka qenë pikërisht që ndër vite, këto 25 vitet e fundit nuk ia kemi dhënë vëmendjen e duhur zhvillimit të kapaciteteve prodhuese brenda vendit. Pikërisht për këtë e pamë që edhe me rritjen e hovshme të çmimeve, ndër ndikimi në ekonominë tonë ishte i drejtpërdrejtë. Ndonëse ne jemi ekonomi e vogël dhe është e pritshme që të jemi marrës të çmimeve. Luhatja në tregjet ndërkombëtare të afektojë vendin tonë, ne sikur nuk e kishim asnjë pengesë që të themi të reduktohej pak goditja nga rritje e çmimeve, pasi që nuk kemi prodhim të brendshëm”, thotë Hasaj.
“Ne shumicën e gjërave, apo pjesën më të madhe e importojmë nga vendet tjera dhe mungesa e kapaciteteve prodhuese në vend e ka dëmtuar ekonominë tonë. Sepse nuk kemi lejuar që para e cila fitohet këtu dhe të shpenzohet brenda vendit dhe të qarkullojë brenda vendit…Duhet të jemi shumë të kujdesshëm në formën apo mekanizmin të cilin e zgjedhim për t’i përkrahur prodhimet vendore dhe kjo të bëhet përmes mekanizmave të cilët janë tejet transparent që mos të ketë qeveria një diskrecion apo mos të ketë forma të cilat janë jo transparente për mbështetjen e prodhimit të brendshëm”, potencon Hasaj.
“Ky është një kapacitet i jashtëzakonshëm që nuk besoj se ka ndodhur ndonjëherë më parë. A ka kjo lidhje me reduktimet dhe terrin që qytetarët dhe bizneset e Kosovës e përjetuan? Nuk e di”, ka shkruar Muharremi.
Ai po ashtu ka shkruar se gjurmohen eksportet, kuptohet se Kosova ka eksportuar 94 milionë euro energji elektrike gjatë dhjetorit 2024, kryesisht në Shqipëri (shumicën), por edhe në Slloveni dhe Maqedoni të Veriut.
“Ky vëllim dhe vlerë kaq e lartë e energjisë së shitur ka ndodhur gjatë dhjetorit, kur Kosova, familjet dhe bizneset, janë ballafaquar me një krizë energjetike të brendshme, ku disa biznese janë mbyllur se nuk kanë mundur të operojnë”, shkruan ai.
Në vitin 2023 vlera e eksporteve ka qenë 819 milionë euro, importi po ashtu 5 miliardë 878 milionë euro.
Në vitin 2022 eksportet kanë qenë 920 milionë euro, importet 5 miliardë e 639 milionë euro, më 2021 ishin 755 milionë eksporte, kurse importet 4 miliardë e 684 milionë euro.
Më 2020, vlera e eksporteve 474 milionë euro, 3 miliardë e 296 milionë importe. /kp/
Të tjera
Showbiz
Xheneta “ndez” Spanjë, fotot me bikini po çmendin rrjetin
Influencerja e njohur Xheneta Fetahu po
Aktuale
“Solla paqen mes Azerbajxhanit dhe Shqipërisë”, Trump nuk i ndal lapsuset gjeografike
Ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald
Aktuale
U raportua e zhdukur nga djali – gruaja nga Fushë Kosova gjendet pas dy muajsh tek i dashuri në Shkup
Një rast i raportuar si “person