Të shtunën kanë filluar kërkimet për personin i cili është raportuar i zhdukur nga 24 dhjetori i vitit 2024.
Sipas policisë, i zhdukuri është Arban Hisari, 26 vjeçar nga Prizreni.
Kështu ka bërë të ditur zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi i cili ka thënë se kërkimet kanë filluar në lumin “Drini i Bardhë”.
dërkohë në operacionin e kërkimit përveç sektorit Rajonal të Hetimeve të Prizrenit dhe patrullave policore nga Gjakova, me kërkesë të policisë kanë marrë pjesë FSK-ja me ekipin e kërkim-shpëtimit.
“Sot me datë 11.01.2025,rreth orës 11:00 kanë filluar kërkimet për personin Arban Hisari, 26 vjeç, nga Prizreni i raportuar si i zhdukur me datën 24 dhjetor 2024. Kërkimet kanë filluar në lumin “Drini I bardhë” duke filluar në afërsi të “Urës së shenjt”. Në operacionin e kërkimit përveç sektorit Rajonal të Hetimeve të Prizrenit dhe patrullave Policore ngaj Gjakova, me kërkesë të policisë merr pjesë e FSK me ekipin e Kërkim Shpëtimit”, ka thënë Bytyqi.



Të tjera
Lajme
Haxhi Avdyli: Unë do të votoja për Vjosa Osmanin, por ne në Guxo jemi pak
Lëvizja Vetëvendosje nuk ka një emër
Aktuale
Shefja e deputetëve të LDK-së: Jemi të gatshëm për zgjedhje
Shefja e deputetëve të LDk-së, Jehona
Aktuale
Ushtarët italianë të KFOR-it vazhdojnë patrullimet në gjithë Kosovën
Ushtarët italianë të caktuar në Komandën