Sulmuesi i Milanit, Rafael Leao ka folur për të ardhmen e tij mes interesimit të vazhdueshëm nga gjiganti spanjoll, Barcelona.
Ylli portugez thuhet se është një nga opsionet kryesore për pozicionin e sulmuesit të krahut të majtë të Barçës nëse ai vihet në dispozicion në verë, së bashku me Luis Diaz të Liverpoolit.
Leao ka qenë një figurë kyçe në Milan që kur u bashkua në vitin 2019. Pavarësisht sfidave nën drejtimin e ish-menaxherit Paulo Fonseca, ardhja e Sergio Conceicao i ka dhënë atij një mundësi të re për të lulëzuar.
25-vjeçari ka shprehur angazhimin e tij ndaj Milanit, duke mohuar një transferim në Camp Nou.
“Unë mendoj për këtë, por preferoj Ligën e Kampionëve”, përfundoi portugezi.



Të tjera
Lajme
Zemaj: Ky është puç kushtetues
Deputeti i LDK-së, Armend Zemaj, e
Aktuale
Nuk ka president as sonte, seanca vazhdon nesër
Kuvendi i Kosovës pas emërimit të
Showbiz
Bebe Rexha e papërmbajtshme, publikon foto “të nxehta”
Bebe Rexha ka tërhequr vëmendjen e