Sot në Kosovë mot plotësisht i vranët dhe i ftohtë.
Priten edhe reshje bore sidomos orëve të mëngjesit, por në zonat më të ulëta të Dukagjinit priten ende riga shiu ose reshje të përziera. Pasdite reshjet pushojnë, por vazhdojnë vetëm në disa zona të caktuara. Temperaturat shënojnë ulje të ndjeshme dhe pritet të lëvizin nga -1 deri në 3 gradë Celsius.
E diela sjellë reshje të herëpashershme bore në tërë territorin, më intensive në jug të vendit e më të pakta në veri dhe verilindje të vendit, por priten shtresa bore në tërë territorin e Kosovës.
Reshjet e borës do të vazhdojnë edhe gjatë ditës së Hënë duke rritur shtresat e borës. Nga e marta reshjet do të ndërpriten dhe pritet stabilizim gradual i motit, por mbetet ftohtë dhe me acar./MeteoBallkan



Të tjera
Lajme
Haxhi Avdyli: Unë do të votoja për Vjosa Osmanin, por ne në Guxo jemi pak
Lëvizja Vetëvendosje nuk ka një emër
Aktuale
Shefja e deputetëve të LDK-së: Jemi të gatshëm për zgjedhje
Shefja e deputetëve të LDk-së, Jehona
Aktuale
Ushtarët italianë të KFOR-it vazhdojnë patrullimet në gjithë Kosovën
Ushtarët italianë të caktuar në Komandën