Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Kosovë ka dalw me njoftim për vizitën e Zëvendëssekretarit të Shtetit për Menaxhim dhe Burime, Richard Verma, ku mes tjerash ka theksuar arritjen e marrëveshjes për themelimin e një Dialogu Strategjik ndërmjet Kosovës dhe SHBA-së.
Gjatë qëndrimit në Kosovë, Verma zhvilloi takime me presidenten Vjosa Osmani, kryeministrin Albin Kurti dhe përfaqësues të komunitetit të biznesit në Odën Ekonomike Amerikane.
Sipas njoftimit, gjatë takimit me presidenten Osmani, palët ranë dakord për të nisur këtë Dialog Strategjik, i cili do të thellojë bashkëpunimin ndërmjet dy vendeve në fusha kyçe.
Zëvendëssekretari Verma theksoi gjithashtu rëndësinë e ruajtjes së statusit të Kosovës si një shtet demokratik dhe multietnik.
“Verma gjithashtu diskutoi rëndësinë e ruajtjes së statusit të Kosovës si një shtet demokratik dhe multietnik, ku të gjitha komunitetet mund të kenë sukses dhe të prosperojnë pa frikë nga ngacmimet” thuhet në komunikatë.
Së bashku me Verman, Kosovën gjatë ditës e vizitoi edhe Zëvendës Ndihmës Sekretari për Ballkanin Perëndimor në Byronë për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike Alexander “Sasha” Kasanof.



Të tjera
Aktuale
Pamje nga vendi ku ndodhi tragjedia e trefishtë në Malishevë
Një zjarr në ndërtesë kolektive në
Aktuale
Vdiqën dy fëmijë e babai nga shpërthimi i një bombole gazi në Malishevë
Kanë vdekur dy fëmijë e babai
Aktuale
Çka thuhet në dosjen e fundit të mbrojtjes së Jakup Krasniqit?
Gjykimi ndaj krerëve të UÇK-së ka