Numri i rasteve të dhunës në familje ka marrë përmasa shqetësuese në vendin tonë, pasi çdo ditë persona të ndryshëm përfundojnë në pranga si të dyshuar për dhunë ndaj familjarëve. Këto raste bëhen edhe më të rënda, kur viktima janë prindërit të cilët përjetojnë dhunë psikike e fizike nga fëmijët e tyre.
Kështu po dyshohet se ka ndodhur në një familje në Graçanicë, ku u arrestua një 37-vjeçar i dyshuar për dhunë në familje.
I dyshuari ka ushtruar dhunë psikike ndaj nënës së tij dhe e ka kërcënuar me vrasje.
Përballë kësaj situate, viktima është detyruar të largohet nga banesa dhe e ka denoncuar rastin në Polici, ku ka rrëfyer për dhunën sistematike që i biri ka ushtruar ndaj saj.
Si rezultat i raportimit, Policia e ka arrestuar të dyshuarin dhe i njëjti është dërguar fillimisht në Klinikën e Psikiatrisë, por nuk është pranuar për trajtim mjekësor.
Ndaj tij, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar masën e ndalimit policor dhe inicimin e rastit për veprën penale ‘Dhunë në familje’.



Të tjera
Lajme
Haxhi Avdyli: Unë do të votoja për Vjosa Osmanin, por ne në Guxo jemi pak
Lëvizja Vetëvendosje nuk ka një emër
Aktuale
Shefja e deputetëve të LDK-së: Jemi të gatshëm për zgjedhje
Shefja e deputetëve të LDk-së, Jehona
Aktuale
Ushtarët italianë të KFOR-it vazhdojnë patrullimet në gjithë Kosovën
Ushtarët italianë të caktuar në Komandën