Zëvendës Sekretari amerikan i Shtetit për Menaxhimin dhe Burimet, Richard Verma, do të zhvillojë një tur 5-ditor takimesh në Shqipëri, Kosovë dhe Serbi, nisur nga e mërkura.
Zyrtari i lartë amerikan do të pritet nga kryeministri Edi Rama. Departamenti Amerikan i Shtetit njofton se në thelb të diskutimeve do të jenë përparimi i Shqipërisë në drejtim të demokracisë, mbrojtja si dhe forcimi i bashkëpunimit ekonomik.
Me administratën Biden që ia kalon stafetën asaj Trump më 20 janar, Zëvendës Sekretari amerikan pritet të shprehë falënderime ndaj Qeverisë së Shqipërisë për strehimin e refugjatëve afganë në Manëz.
Në Kosovë e Serbi, zyrtari amerikan do të diskutojë kryesisht për normalizimin e marrëdhënieve mes dy shteteve.



Të tjera
Lajme
Reuters zbulon planin për t’i dhënë fund luftës mes SHBA-së dhe Iranit
Irani dhe Shtetet e Bashkuara kanë
Lajme
Trump ia zgjat afatin Iranit për hapjen e Ngushticës së Hormuzit
Presidenti amerikan, Donald Trump e ka
Aktuale
Nga ndezja e zjarrit në Skënderaj shpërthyen dy bombola gazi
Të dielën në Skenderaj, një person