Kryeministri Albin Kurti ishte sot në Korporatën Energjetike të Kosovës për ceremoninë e nënshkrimit të 220 kontratave të punëtorëve të rinj në KEK, në Termocentralin Kosova B.
Në fund të kësaj ceremonie, Kurti shpërndau disa “kartela” për punëtorët e rinj në Divizionin e Qymyrit.
“Në fund të ceremonisë së nënshkrimit të kontratave, Kryeministri Kurti dhe ministrja Rizvanolli shpërndanë kartelat për punonjësit e rinj të KEK-ut, derisa të gjithëve iu uruan një vit të mbarë”, tha Zyra e Kryeministrit në një njoftim.
“Në dy vitet e fundit janë pranuar në punë 525 punonjës të rinj në KEK, ndërsa sot KEK-ut po i shtohen edhe 220 të rinj në Divizionin e Qymyrit. Me shtimin e punonjësve në prodhim, e sigurojmë operimin e KEK-ut edhe për dy dekadat e ardhshme. E askush më mirë se ju vet nuk e din këtë gjë, se çfarë rëndësie ka edhe për KEK-un edhe për mbarë Kosovën, dhe se sa i rrezikuar ka qenë operimi pikërisht nga mungesa e punëtorëve në prodhim”, tha Kurti paraprakisht.
Kurti, që kishte shkuar atje së bashku me ministren e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, foli për “shumë suksese” që tha se janë shënuar vitin e fundit në sektorin energjetik.
Ai mori pjesë në këtë ceremoni në një kohë kur pjesë të vendit po përballen me ndërprerje të energjisë elektrike.



Të tjera
Aktuale
Me 81 vota pro kalon në parim Byroja për verifikimin dhe konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme
Kuvendi i Kosovës ka miratuar në
Aktuale
Nafta ndez valë të re të shtrenjtimit në Kosovë
Rritja e çmimeve globale të naftës,
Lajme
Kjo është pasuria e Kryeparlamentares
Ushtruesja e detyrës së Presidentes, njëherit