Valmir Elezi, zëdhënës i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, ka thënë për EO se shorti për renditjen do të tërhiqet nesër, duke filluar nga ora 11:00.
“Ju njoftoj se shorti për renditjen e subjekteve politike të certifikuara për pjesëmarrje në Zgjedhjet për Kuvendin e Republikës së Kosovës, do të mbahet ditën e hënë, më 6 janar 2025, duke filluar prej orës 11:00”, tha ai.
Sipas Elezit tërheqja e shortit për renditjen e subjekteve politike në fletëvotim, do të bëhet duke krijuar kushte të barabarta për të gjitha subjektet politike dhe transparencë të plotë.
Tërheqja e shortit për renditjen e subjekteve politike në fletëvotim i paraprinë aktiviteteve zgjedhore, siç është miratimi i përmbajtjes së dizajnit dhe fletëvotimit të zgjedhjeve.
Pasi KQZ të miratojë fletëvotimin e zgjedhjeve, më 9 janar do të fillojë procesi i votimit jashtë Kosovës për votuesit e regjistruar për të votuar përmes postës, ndërkaq më 11 janar subjektet politike do të fillojnë zyrtarisht fushatën zgjedhore.
Sipas të dhënave të KQZ-së, numri i qytetarëve me të drejtë vote në vendvotime, në Republikën e Kosovës, është 1 milion e 970 mijë e 944 votues, ndërkaq, numri i qytetarëve që janë regjistruar për të votuar jashtë Kosovës, është 104 mijë e 924./EO



Të tjera
Lajme
Ja lista e plotë e AAK-së për zgjedhjet e 28 dhjetorit
Del lista e plotë e
Lajme
“Mungon” Agim Veliu!
Edhe pse kishte sgprehur deshiren qe
Aktuale
Ja lista e plotë e 110 kandidatëve tv LDK-së
Një, dy, tre. Zgjedh shpresën! Sot