Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka thënë se 40 mijë mbështetës të kësaj partie nga diaspora janë të regjistruar deri tani.
Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se fitorja e parë elektorale po merr formë sonte.
Postimi i plotë:
40 mijë falënderime për Mërgatën!
Fitorja e parë elektorale po merr formë sonte! Është e bukur, është freskuese, është vetë ndryshimi i kërkuar tash e sa kohë.
Plot 105,000 të regjistruar, nga të gjitha etnitë; tani që kanë mbetur vetëm edhe një orë e gjysmë. Ju faleminderit secilit për angazhimin e treguar qytetar në këtë proces demokratik.
Të 40 mijë mbështetësve tanë, ndërsa, të regjistruar deri në këto orë, ju faleminderit nga zemra që po shënoni hapin e parë në fitoren e parë elektorale! Fjalët më mbesin të mangëta për t’iu shprehur gjithë mirënjohjen tonë për ringritjen e djathtë tuajën. Por sonte, LDK ka festë!
Nga nesër, ndiqni kanalet komunikuese tonat, strukturat tona, lidhjet tona, për votim.
Sepse vota juaj është ndryshim!
Ju faleminderit, plot 40 mijë herë!
Të tjera
Aktuale
Kapet 34-vjeçari dhe ekstradohet nga Italia në Kosovë
Një kosovar me inicialet F.Xh. është
Aktuale
Lirohen vëllezërit Emini nga mbajtja në Serbi
Vëllezërit Bashkim dhe Xhemajli Emini janë
Aktuale
Zjarr i madh në Ferizaj, digjen fusha e mal – dëmet kapin mbi 140 mijë euro
Një zjarr i madh ka përfshirë