Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka thënë se kanë pranuar shqetësime të shumta për furnizimin me energji elektrike.
Kurti pohoi se këto shqetësime i kanë përcjellë tek operatorët e rrjetit, transmeton Telegrafi.
“Kemi pranuar shumë shqetësime për furnizime me energji elektrike në disa komuna të Kosovës. Këto shqetësime i kemi përcjellë vazhdimisht te operatorët e rrjetit, transmetues dhe shpërndarës
KOSTT dhe KEDS dhe kemi kërkuar nga ta angazhim maksimal në disa drejtime për zgjidhjen e problemit të rrjetit”, u shpreh Kurti.
Po ashtu, ai kërkoi nga qytetarët se sikur edhe në dimrin paraprak, qytetarët të racionalizojnë konsumin, veçanërisht gjatë orës 18:00 deri në mesnatë, për furnizim më të mirë për gjithë vendin.
Ndryshe, një numër i madh I qytetarëve është përballur me reduktime të ashpra të rrymë, duke mos pasur energji elektrike me orë të gjata deri në 12 orë.



Të tjera
Lajme
Zemaj: Ky është puç kushtetues
Deputeti i LDK-së, Armend Zemaj, e
Aktuale
Nuk ka president as sonte, seanca vazhdon nesër
Kuvendi i Kosovës pas emërimit të
Showbiz
Bebe Rexha e papërmbajtshme, publikon foto “të nxehta”
Bebe Rexha ka tërhequr vëmendjen e