Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Hajdar Beqa dhe ai i Vetëvendosjes (VV), Besim Muzaqi, janë konfrontuar fizikisht në mes vete pas lëshimit të sallës së Kuvendit, nga partia opozitare.
LDK dhe PDK kanë lëshuar seancën e Kuvendit, kjo në shenjë pakënaqësie me sjelljen e kryesues së seancës, Saranda Bogujevci.
Është shefi i deputetëve të PDK’së, Abelard Tahiri ai i cili ka njoftuar për këtë vendim të PDK’sëTahiri i tha Bogujevcit se për shkak të sjelljes së saj dhe paditurisë së saj që ta drejtoj seancën, ata e lëshojnë këtë seancë.
Menjehëherë pas vendit të PDK’së për ta lëshuar seancën, kryesuesja e seancës ka kërkuar pauzë 15 minutëshe.
Pas kësaj ka ndodhur një përplasje fizike ndërmjet deputetëve të PDK’së dhe atyre të VV’së. Siç raportohet në media përplasja ka ndodhur ndërmjet Hajdar Beqës së PDK’së dhe Besim Muzaqit të VV’së.
Menjehëherë kanë ndërhyre deputetët tjerë që të mos vazhdojë përplasja.