Një anije ruse e sanksionuar me një ngarkesë misterioze është fundosur në Mesdhe pas një ‘shpërthimi’ në bord.
Katërmbëdhjetë anëtarë të ekuipazhit u raportuan se u shpëtuan, ndërsa dy thuhet se janë ende të zhdukur, shkruajnë mediat e huaja.
Inteligjenca ushtarake ukrainase dhe burime spanjolle theksuan se Ursa Major po shkonte në Siri për të transportuar pajisje ushtarake ruse që po tërhiqen nga vendi pas rënies së diktatorit Bashar al-Assad.
Në anën tjetër, burimet ruse pohojnë se ajo po shkonte për në Vladivostok, duke mbajtur vinça të mëdhenj me peshë 380 tonë secili, të destinuara për ndërtimin e një akullthyese moderne.
Anija Ursa Major u mbyt në ujërat ndërkombëtare midis Spanjës dhe Algjerisë të hënën, pak pas mesditës.
Të tjera
Aktuale
Kapet 34-vjeçari dhe ekstradohet nga Italia në Kosovë
Një kosovar me inicialet F.Xh. është
Aktuale
Lirohen vëllezërit Emini nga mbajtja në Serbi
Vëllezërit Bashkim dhe Xhemajli Emini janë
Aktuale
Zjarr i madh në Ferizaj, digjen fusha e mal – dëmet kapin mbi 140 mijë euro
Një zjarr i madh ka përfshirë