Deputeti i PDK-së, Xhavit Haliti, ka komentuar kërkesën e VV-së, që në zgjedhjet e 9 shkurtit, iu duhen 500 mijë vota.
Ai theksoi se nëse VV do të kishte realizuar të gjitha premtimet e dhëna, ata do të kishin arsye të kërkonin 500 mijë vota, por në realitet, sipas tij, VV nuk ka bërë asgjë të dobishme për vendin, përveç zhurmës me veriun dhe mashtrimeve vizuale.
‘’Në qoftë se i ka realizuar gjitha premtimet e dhëna VV-ja do të kishin arsye të kërkonin 500 mijë vota, por realisht VV përveç zhurmës me veriun dhe mashtrimeve vizuele që kanë bërë, asnjë sen të hajrit nuk e kanë bërë në këtë vend’’ thotë ai.
Haliti gjithashtu komentoi sondazhet e fundit, duke i cilësuar ato si një tentativë për të luhatur elektoratin ose për të rikthyer mbështetje nga ata që janë zhgënjyer nga VV.
‘’Këto sondazhet që kanë për qëllim luhatjen e elektoratit ose përpjekje për ta kthyer elektoratin e mërzitur nga vetë VV, janë sondazhe elektorale.’’ shtoi Haliti.
Ai potencoi se PDK ka sondazhet e veta dhe paralajmëroi se zgjedhjet do të jenë zhgënjyese për VV dhe ata do të mërziten shumë nga rezultati.
- ‘’Nëse i marrin 500 mijë vote iu them bravo, mirë po problemi se ku dojnë me i marrë ata. Edhe ne kemi sondazhet tona. Këto zgjedhje do të jenë zhgënjyese për ta dhe do mërzitën shumë’’ përfundoi ai.
Të tjera
Aktuale
Kapet 34-vjeçari dhe ekstradohet nga Italia në Kosovë
Një kosovar me inicialet F.Xh. është
Aktuale
Lirohen vëllezërit Emini nga mbajtja në Serbi
Vëllezërit Bashkim dhe Xhemajli Emini janë
Aktuale
Zjarr i madh në Ferizaj, digjen fusha e mal – dëmet kapin mbi 140 mijë euro
Një zjarr i madh ka përfshirë