Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca ka pritur në takim lamtumirës ambasadorin e Shteteve të Bashkuara në Kosovë, Jeffrey Hovenier.
Kryeparlamentari e ka falënderuar Hovenierin për “angazhimin përgjatë mandatit të tij në Kosovë, ku ka dhënë kontributin e tij shumë të rëndësishme në rritjen e bashkëpunimit mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Republikës së Kosovës”.
Poashtu, Konjufca i ka theksuar Hovenierit se institucionet e Republikës së Kosovës do të vazhdojnë angazhimin për të forcuar gjithnjë e më shumë raportet me ShBA-në.
“Kryetari Konjufca nënvizoi se ashtu si gjatë mandatit të ambasadorit Jeffry Hovenier, institucionet tona shtetërore do të jenë plotësisht të angazhuara, me konsideratë dhe mirënjohje të thellë, për të forcuar gjithnjë e më shumë raportet me aleatin tonë më të madh, SHBA-në, që ka një kontribut dhe rol të pazëvendësueshëm në vendin tonë”, thuhet në njoftimin e Kuvendit të Kosovës.
“Kryetari Konjufca e përgëzoi ambasadorin Hovenier për punën e tij të mirë të deritanishme dhe i uroi atij suksese sa më të mëdha në angazhimet e tij ardhshme”, thuhet tutje në njoftim.



Të tjera
Lajme
Nga 1 marsi i këtij viti, këto 15 kategori do të lejohen të udhëtojnë falas me trafik urban në Prishtinë
Trafiku Urban ka bërë të ditur
Aktuale
Spiropali vjen nesër në Kosovë, e pret Konjufca
Ministrja për Evropën dhe Punë të
Lajme Opinione
Deda: Shumë me rëndësi që presidenti/ja të zgjidhet me votë qytetare
Analisti politik, Ilir Deda ka vënë