Borxhet prej qindra e mijëra eurove shumë shpesh kanë shkaktuar incidente dhe kanë eskaluar në sulme e kërcënime serioze – madje edhe në rrëmbim. Një incident i tillë dhe mjaft i rëndë ndodhi edhe gjatë ditës së djeshme në Pejë, ku një person u rrëmbye nga dy të tjerë për shkak të një borxhi financiar.
Rasti ka ndodhur paradite dhe u denoncua nga një mik i viktimës, i cili alarmoi Policinë dhe si rezultat, pas disa orëve u lokalizua vendndodhja e tij dhe u kapën të dyshuarit.
I riu nga Peja u kidnapua për shkak të një borxhi që vëllai i tij dyshohet se ua ka të dyshuarve, të cilët vendosën të hakmerren duke e rrëmbyer.
Dy personat e arrestuar janë Bafti Sadriu dhe Adil Kaçiu, të cilët janë dërguar në mbajtje për 48 orë.
Bazuar në informacionet e para, të dyshuarit fillimisht e kanë ftuar për kafe viktimën, e më pas e kanë marrë dhe kanë vazhduar në drejtim të Podujevës.
Pasi njësitë policore janë vënë në lëvizje, të dyshuarit janë gjetur në Lupq të Podujevës, ku edhe u arrestuan dhe u shoqëruan për intervistim.
Viktima ka dhënë deklaratën e tij para hetuesve, ku ka shpekjguar në detaje atë që ka ndodhur.
- Lidhur me rastin, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar ndërmarrjen e veprimeve të nevojshme brenda afatit ligjor.



Të tjera
Aktuale
Cakolli shfaq një grafikë të ulëseve të fituara nga partitë me rezultatin aktual
Eugen Cakolli nga KDI ka treguar
Lajme
Deda pas zgjedhjeve: Balancohet skena politike, espresso 70% është veç për qytetarët
Ilir Deda, ka reaguar lidhur me
Lajme
Blushi: Kurti kishte Qeverinë donte edhe Presidentin, i humbi të dyja
Shkrimtari Ben Blushi, ka reaguar pasi