Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, pas takimit të djeshëm me përfaqësuesin e Kosovës Besnik Bislimi dhe me atë të Serbisë Petar Petkoviq ka treguar për temat që kanë diskutuar.
Lajçak përmes një postimi në X është tha se është i lumtur për dakordimin për komisionin e përbashkët për të zhdukurit, derisa ka përmendur se normalizimi i raporteve do të thotë integrim në BE dhe se nuk ka shkëputje mes të dyjave.
Emisari Lajçak shtoi se janë disa hapa që duhet të bëhen për të implementuar Marrëveshjen e Ohrit, sipas konkluzave të Këshillit Evropian të vitit 2024.
“Depërshkallëzimi, përgjegjësia për sulmet e 2023-s, riintegrimi i serbëve të Kosovës, themelimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe, njohja e dokumenteve dhe simboleve të Kosovës”, janë disa nga temat që i ka renditur Lajçak në X.



Të tjera
Lajme
Zemaj: Ky është puç kushtetues
Deputeti i LDK-së, Armend Zemaj, e
Aktuale
Nuk ka president as sonte, seanca vazhdon nesër
Kuvendi i Kosovës pas emërimit të
Showbiz
Bebe Rexha e papërmbajtshme, publikon foto “të nxehta”
Bebe Rexha ka tërhequr vëmendjen e