Albin Kurti, Bedri Hamza, Lumir Abdixhiku e Ramush Haradinaj do t’u prijnë listave të partive kryesore si kandidatë për kryeministër në zgjedhjet e 9 shkurtit.
Pas tyre për një ulëse në Kuvendin e Kosovës garës do t’i hyjnë: Glauk Konjufca nga radhët e LVV-së, Memli Krasniqi nga PDK, Kujtim Shala nga LDK e Fatmir Limaj nga koalicioni AAK-Nisma.
E garës për deputetë do t’i hyjnë edhe një pjesë e ministrave aktualë.
Ministrja e Jashtme, Donika Gërvall-Schwarz, ajo e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ministri i Financave, Hekuran Murati, Xhelal Sveçla i Punëve të Brendshme, Faton Peci i Bujqësisë, ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ministrja e Ekonomisë, Arsimit, Industrisë, ministri i Mbrojtjes si dhe ai i Kulturës do të jenë pjesë e listës së Vetëvendosjes.
Për dallim nga ta, zv.kryeministri Besnik Bislimi dhe ministri i Mjedisit, Liburn Aliu janë lënë jashtë kësaj liste.
E përveç tyre, Lëvizja Vetëvendosje ka lënë jashtë listës edhe një pjesë të deputetëve aktualë, derisa pjesë të saj ka bërë emra të rinj, si Edona Llalloshi.
Ndërsa, Partia Demokratike e Kosovës në top 10-she ka Vlora Çitakun, Enver Hoxhajn, Uran Ismailin, Eliza Hoxhën, Rrahman Ramën, Bernard Nikajn, Sala Jasharin e Abelard Tahirin.
Në listën e LDK-së, pas Kujtim Shalës janë: Doarsa Kica Xhelili, Lutfi Haziri, Gazmend Muhaxheri, Hykmete Bajrami, Imri Ahmeti, Sokol Haliti, Jehona Lushaku-Sadriu dhe Anton Quni.
E në atë të AAK-së e treta me radhë është Time Kadrijaj, për të vazhduar me Ardian Gjinin, Nuredin Lushtakun, Albana Bytyqin, Pal Lekajn, Bekë Berishën, Xhevahire Izmakun e Besnik Tahirin.
Personazhe të skenës muzikore, analistë, profesorë e aktorë të fushave të tjera janë përfshirë në listat e partive politike për deputetë në Kuvendin e Kosovës.
Në listat e partive politike dominojnë sërish ish-deputetë të legjislaturave të kaluara, të cilët po synojnë të fitojnë edhe një mandat.



Të tjera
Lajme
Nga 1 marsi i këtij viti, këto 15 kategori do të lejohen të udhëtojnë falas me trafik urban në Prishtinë
Trafiku Urban ka bërë të ditur
Aktuale
Spiropali vjen nesër në Kosovë, e pret Konjufca
Ministrja për Evropën dhe Punë të
Lajme Opinione
Deda: Shumë me rëndësi që presidenti/ja të zgjidhet me votë qytetare
Analisti politik, Ilir Deda ka vënë