Kandidati për kryeministër nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza ka folur për listën e kësaj partie me kandidatët për deputetë, për të cilën tha se do të jetë fituese.
Hamza tha se lista është hartuar në bazë të disa kritereve dhe standardeve, ku njëra nga to, sipas tij, ka qenë që të mos ketë brenda saj njerëz me aktakuzë, teksa tha se lista e PDK-së e reflekton lidershipin aktual të kësaj partie.
“Është standard që me aktakuzë në listën e PDK-së, të cilës i prijë unë, nuk mund të ketë kandidatë për deputetë. Lista e PDK-së e reflekton lidershipin aktual të partisë. Hap perspektivë për gra e burra që garojnë për herë të parë në listën e PDK-së, që janë një garancë për qëndrueshmërinë dhe perspektivën e PDK-së, por ngërthen edhe të kaluarën dhe historinë e PDK-së por edhe të Kosovës”, tha ai.
Tutje, ai tha se lista e PDK-së është aprovuar në kryesi nga ai dhe kryetari i partisë, Memli Krasniqi, teksa shtoi se për herë të parë, rreth 60% e listës garojnë për herë të parë.
“Është një listë ku është aprovuar në kryesinë e PDK-së, është propozuar nga unë dhe kryetari i PDK-së. Është votuar në kryesinë e PDK-së dhe është prit mirë në elektoratin e PDK-së”.
“Për herë të parë rreth 60% e listës së PDK-së garojnë prej herë të parë. Në listë janë të gjitha llojet që e përfaqësojnë shoqërinë tonë. Qëllimi ynë ka qenë që edhe pjesëmarrja e grave të rritet, e jam i bindur se ende nuk është aty ku duhet të jetë”, tha ai.



Të tjera
Lajme
Nga 1 marsi i këtij viti, këto 15 kategori do të lejohen të udhëtojnë falas me trafik urban në Prishtinë
Trafiku Urban ka bërë të ditur
Aktuale
Spiropali vjen nesër në Kosovë, e pret Konjufca
Ministrja për Evropën dhe Punë të
Lajme Opinione
Deda: Shumë me rëndësi që presidenti/ja të zgjidhet me votë qytetare
Analisti politik, Ilir Deda ka vënë