Aksion i madh i Policisë dhe Prokurorisë Speciale në bashkëpunim me FBI, tre të arrestuar në Prishtinë e Gjilan

Policia e Kosovës, Drejtoria e Hetimit të Krimeve Kibernetike në bashkërendim me Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës, pas veprimeve hetimore disa mujore, ka zhvilluar aksion në 2 lokacione të ndryshme, në Prishtinë dhe Gjilan, që rezultoi me tre të arrestuar.

Dy rastet RYDOX dhe BlackD janë hetuar në bashkëpunim me autoritetet e ShBA-së (Prokurorinë dhe Byronë Federale të Hetimeve – FBI), me ç’rast u goditën tregu kriminal.

Në rastin RYDOX ka pasur bashkëpunim edhe me autoritetet e Shqipërisë (SPAK dhe Policia e Shtetit – Drejtoria e Hetimit të Krimeve Kibernetike) ku është bashkërenduar operacioni policor me ç’rast edhe në Shqipëri është arrestuar një person i dyshuar si bashkëpunëtor i dy të dyshuarve nga Kosova.

“Të dyshuarit në rastin RYDOX, me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të dobisë pasurore për vete apo personin tjetër, kanë themeluar dhe udhëhequr për disa vite me radhë tregun kriminal online “RYDOX”.

Ky treg online ka qenë i dedikuar për keqbërës të cilëve u ka ofruar, shitur dhe trafikuar produkte dhe shërbime të kundërligjshme, përfshirë të dhëna personale të viktimave (shtetas amerikan) si: emra, adresa, numra të sigurimit social, patent shoferi, e-mail adresa dhe fjalëkalime, dhe të dhëna të llogarive bankare për qasje online.

Tregu kriminal online ka qenë i vendosur në një server në Malajzi, dhe në bashkëpunim me autoritetet e Malajzisë ky server është sekuestruar. – njoftoi Prokuroria Speciale.

Ndërsa në rastin tjetër, i dyshuari ka udhëhequr tregun kriminal online BlackDB, për qëllime kriminale, duke ofruar për shitje të dhëna të llogarive dhe serverëve të komprometuar, të dhëna të kartave të kreditit dhe të dhëna tjera personale të shtetasve amerikan.

“I dyshuari në rastin BlackDB, me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të dobisë pasurore për vete apo personin tjetër, ka udhëhequr për disa vite me radhë administrimin e tregut kriminal online “BlackDB”. Ky treg kriminal online ka ofruar për shitje të dhëna të llogarive dhe serverëve të komprometuar, të dhëna të kartave të kreditit, dhe të dhëna tjera personale të shtetasve amerikan. Keqbërësit kibernetik, me të dhënat që janë furnizuar nga tregu “BlackDB” i kanë përdorur për qëllime të ndryshme kriminale, përfshirë mashtrimet me taksa, mashtrime me kartela krediti, dhe vjedhje identiteti.”     

Gjatë operacionit policor, në lokacionet ku janë kapur të dyshuarit, në cilësi të provave materiale janë sekuestruar:

–           Kriptovaluta;

–           Kompjuterë llaptop;

–           Shtëpiza kompjuteri;

–           Telefona mobil;

–           Pajisje memorizuese;

Me vendim të Prokurorit Special tre të arrestuarit ndalohen për 48 orë.

Rasti është në proces të mëtutjeshëm hetimor dhe gjithashtu, veprimet në të ardhmen do të merren në bashkërendim me autoritetet e ShBA-së.

Të tjera

Lajme

“Terroristët në kuzhinë: Si organizatat humanitare ndihmojnë Hamasin dhe luftojnë Izraelin”

104 organizata ndihmëse pretendojnë se Izraeli i pengon të veprojnë në Rripin e Gazës, por një hetim  tregon se vetëm 20 prej tyre kanë aplikuar realisht për leje, ndërsa qëllimi i vërtetë është të dëmtojnë  reputacionin ndërkombëtar të Izraelit. Sipas OKB-së, një sasi masive ushqimi hyn në Gaza, por shumica  grabitet gjatë rrugës dhe vetëm një pjesë e vogël arrin në destinacion. Vlerësimet tregojnë: jo vetëm që  Izraeli nuk është përgjegjës për urinë – sasia ditore e kalorive për person është në fakt dyfishi i  standardit.