Presidenti i rrëzuar sirian Bashar al-Assad dhe familja e tij kanë mbërritur në Moskë, raportojnë agjencitë shtetërore ruse të medias, duke cituar burime në Kremlin.
Raportet thonë gjithashtu se Assadi dhe familja e tij kanë marrë azil nga Rusia, shkruan BBC.
BBC nuk ka qenë në gjendje të verifikojë në mënyrë të pavarur informacionin.
Kujtojmë që Assadi nuk ishte parë apo dëgjuar që kur rebelët e shpallën Damaskun “të çliruar” pasi përshkuan kryeqytetin dhe pushtuan vendet kryesore.
Nuk dihej gjithashtu vendndodhja e gruas dhe dy fëmijëve të tij.
Që kur filloi kryengritja dhe rebelët përparuan me shpejtësi nëpër vend, Assad mbajti një profil të ulët.



Të tjera
Aktuale
Përfshihet nga zjarri një ndërtesë në Prishtinë – pamje
Është përfshirë nga zjarri një ndërtesë
Aktuale
KQZ shpall sot rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 7 qershorit
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve sot do
Aktuale
Punime në sistem, këto vende mbesin pa rrymë sot
Njoftimet nga KEDS për punimet në