Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq në një konferencë për media tha se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, nuk është “befasuar” nga sulmi në kanalin e ujit të Ibër-Lepencit në Zubin Potok.
Sipas Vuçiq, 9 minuta pasi u njoftua për sulmin, Kurti kërkoi nga KFOR që ta dërgojë FSK-në në veri.
“A e dini çka ndodhi nëntë minuta pasi Kurti kinse u njoftua? Nuk ishte edhe aq befasi për të. Pas nëntë minutave i dërgoi kërkesë KFOR-it për ta çuar FSK-në në veri të Kosovës. Po i pyes pjesëtarët e NATO-s se a jam duke e thënë të vërtetën. Të mërkurën janë bisedimet në Bruksel. Të gjithë e dinë që Serbia po përparon shpejtë, andaj është e rëndësishme që të ndalet Serbia nga të qenurit pjesë e historisë me Berlinin dhe Parisin”, tha ai.
Vuçiq thotë se është i sigurt që amerikanët e dinë që Serbia nuk është e përfshirë në sulmin në kanalin e Ibër-Lepencit.



Të tjera
Lajme
A do të ketë koalicion LDK-LVV? Haziri: Deri më tani nuk ka pasur asnjë takim
Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri është
Aktuale
Çka ndodhi brenda banesës në Ferizaj ku u vra F.H.? Detaje nga kërkesa e Prokurorisë për caktim të paraburgimit ndaj të dyshuarës
Prokuroria Themelore në Ferizaj ka paraqitur
Uncategorized
Discover How Mr Fortune No Deposit Bonus Can Elevate Your Casino Experience
The world of online casinos is