Ministri britanik për Evropë, Stephen Doughty e ka quajtur të tmerrshëm sulmin e mbrëmshëm në kanalin e Ibër-Lepencit.
Ai ka kërkuar hetim të plotë për këtë ngjarje.
Ai ka lavdëruar punën e organeve për sanimin e dëmit.
“Përpjekjet e suksesshme të punonjësve të urgjencës për të frenuar dëmet kanë rivendosur infrastrukturën jetike. Duhet të ketë hetim të plotë urgjent. Ata që janë përgjegjës duhet të mbajnë përgjegjësi”, ka shkruar ai në ‘X’.
Infrastruktura kritike e Kosovës ka përjetuar sulmin më të madh terrorist, që nga paslufta. Pasi në veri, kanali i Ibër-Lepencit është goditur me eksplozivë, autoritetet e kanë rivendosur rrjedhën dhe kanë parandaluar kolapsin energjetik.
Ndërsa, policia, ka siguruar prova dhe ka arrestuar tetë të dyshuar për këtë sulm. Krerët e shtetit e kanë fajësuar Serbinë për sulmin.



Të tjera
Aktuale
Cakolli shfaq një grafikë të ulëseve të fituara nga partitë me rezultatin aktual
Eugen Cakolli nga KDI ka treguar
Lajme
Deda pas zgjedhjeve: Balancohet skena politike, espresso 70% është veç për qytetarët
Ilir Deda, ka reaguar lidhur me
Lajme
Blushi: Kurti kishte Qeverinë donte edhe Presidentin, i humbi të dyja
Shkrimtari Ben Blushi, ka reaguar pasi