“Marrëzia më e madhe e Vuçiqit është…”, deputeti gjerman tregon nëse do ta përkrahë përsëri Kurtin në zgjedhje

Deputeti i Bundestagut, Josip Juratovic, në një intervistë për median serbe ka folur për kryeministrin e Republikës së Kosovës, Albin Kurtin dhe për presidentin e Serbisë, Aleksander Vucic në raport me zhvillimet mes Kosovës dhe Serbisë dhe në rajon.

Juratovic ka thënë se ka qenë një nga ata që e kishte përkrahur Albin Kurtin meqë Kurti kishte premtuar thyerjen e “koalicionit të luftës” që kishte qenë në qeveri në atë kohë dhe meqë Kurti kishte thënë se dëshiron ta demokratizojë Kosovën.

Ai ka thënë se nuk do ta përkrah Kurtin për një mandat të dytë, meqë s’i ka përmbushur premtimet.

Sipas Juratovic, Kurti dhe Vuçiq janë partnerë ideal sa i përket çështjes së Kosovës.

“Ata kanë nevojë për njëri tjetrin. Mbase kjo është shumë e ashpër, por ju vetëm duhet të shikoni veprimet dhe reagimet e tyre. Ata përfitojnë nga të dyat. Të dy negociojnë me një fik në xhep. Vuçiqi e bën në mënyrë më të shkathtë, më teatrale”, ka thënë Juratovic.

“Por, për sa më përket mua, viktimat më të mëdha janë serbët, jo vetëm në veri, por në mbarë Kosovën, por edhe të gjitha pakicat e tjera. Puna është se asnjëra palë nuk po luan drejt, ata janë aq të rrënjosur në problemin e Kosovës dhe Serbisë sa nuk mund të dalin prej tij. Bashkësia ndërkombëtare duhet të ndihmojë që së pari të krijohen shoqëri demokratike si në Kosovë ashtu edhe në Serbi dhe pastaj demokratët do ta zgjidhin këtë problem”, ka thënë Juratovic për Nova.rs.

Juartovic tutje ka thënë se raportit mes Kosovës dhe Serbisë duhet të rindërtohet përmes strukturave demokratike.

“Është e qartë për çdo serb se kthimi i Kosovës në Serbi nuk është i mundur. Prishtina duhet ta ketë të qartë se veriu nuk do të jetë kurrë me një identitet të përbashkët kombëtar, gjë që në fund të fundit nuk është e nevojshme. Ata duhet të bashkëpunojnë. Marrëzia më e madhe që ka bërë Vuçiq është tërheqja e serbëve nga institucionet e Kosovës. Kjo i ka shkuar vetëm për dore Kurtit”, ka thënë ai.

Të tjera

Lajme

“Terroristët në kuzhinë: Si organizatat humanitare ndihmojnë Hamasin dhe luftojnë Izraelin”

104 organizata ndihmëse pretendojnë se Izraeli i pengon të veprojnë në Rripin e Gazës, por një hetim  tregon se vetëm 20 prej tyre kanë aplikuar realisht për leje, ndërsa qëllimi i vërtetë është të dëmtojnë  reputacionin ndërkombëtar të Izraelit. Sipas OKB-së, një sasi masive ushqimi hyn në Gaza, por shumica  grabitet gjatë rrugës dhe vetëm një pjesë e vogël arrin në destinacion. Vlerësimet tregojnë: jo vetëm që  Izraeli nuk është përgjegjës për urinë – sasia ditore e kalorive për person është në fakt dyfishi i  standardit.