Sulmuesi gjilanas, Mirlind Daku po vazhdon të shkëlqejë me paraqitjet e tij këtë sezon me Rubin Kazanin në elitën e futbollit rus.
Këtë vikend që lamë pas u zhvillua xhiroja e 16-të në Superligën e Rusisë, aty ku Daku ishte protagonist në fitoren e ekipit të tij.
Reprezentuesi shqiptar shënoi dy gola në takimin që Rubin Kazani e fitoi me rezultat 3-0 në shtëpi ndaj Akron.
Për atë paraqitje fantastike, Daku ishte vlerësuar me notën 9.5 nga Sofascore, duke bërë kështu që ai të jetë pjesë e formacionit më të mirë të javës në Rusi.
Kjo nuk ishte hera e parë për 26-vjeçarin që bëhet pjesë e formacionit më të mirë të javës dhe natyrisht nuk do të jetë as e fundit.
Daku kishte marrë ftesë nga Shqipëria për dy ndeshjet e muajit nëntor, aty ku ai pati minuta, por nuk ia doli të gjejë rrjetën.



Të tjera
Aktuale
Cakolli shfaq një grafikë të ulëseve të fituara nga partitë me rezultatin aktual
Eugen Cakolli nga KDI ka treguar
Lajme
Deda pas zgjedhjeve: Balancohet skena politike, espresso 70% është veç për qytetarët
Ilir Deda, ka reaguar lidhur me
Lajme
Blushi: Kurti kishte Qeverinë donte edhe Presidentin, i humbi të dyja
Shkrimtari Ben Blushi, ka reaguar pasi