Ukraina ka treguar fragmente të raketës ruse të përdorur për të goditur qytetin e Dnipro, pasi Moska tha se kishte testuar raketën e re balistike Oreshnik.
Rusia kreu të enjten një sulm në qytet për të cilin presidenti Vladimir Putin tha se ishte një provë e raketës së re balistike hipersonike me rreze të mesme veprimi (IRBM) Oreshnik.
Shërbimi i sigurisë SBU i Ukrainës shfaqi fragmente metalike, që varionin nga të mëdha në të vogla.

Bëhet e ditur se SBU nuk përmendi emrin e raketës së përdorur, por tha se ishte një lloj që ata nuk e kishin parë më parë, shkruan yahoonews.
Oleg, një nga hetuesit ukrainas, tha se “kjo është hera e parë që mbetjet e një rakete të tillë gjenden në territorin e Ukrainës”.

Ndryshe, presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky e ka quajtur sulmin “përplasja e fundit e çmendurisë ruse” dhe bëri thirrje për sisteme të përditësuara të mbrojtjes ajrore për të përballuar kërcënimin e ri.



Të tjera
Lajme
Zemaj: Ky është puç kushtetues
Deputeti i LDK-së, Armend Zemaj, e
Aktuale
Nuk ka president as sonte, seanca vazhdon nesër
Kuvendi i Kosovës pas emërimit të
Showbiz
Bebe Rexha e papërmbajtshme, publikon foto “të nxehta”
Bebe Rexha ka tërhequr vëmendjen e