Takimi i radhës Kosovë-Serbi mes kryenegociatorëve do të mbahet në muajin dhjetor.
Kështu ka bërë të ditur përmes një postimi në Facebook, i dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun, Mirolsav Lajçak.
Ai ka shtuar se në këto dy javë të fundit është angazhuar në diskutime të rëndësishme mbi dialogun dhe rrugën përpara.
“Dy javët e fundit kanë qenë sa produktive me vizita në Gjenevë, Tiranë dhe Paris. Me bashkëbiseduesit e mi në Komitetin Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq, Quai d’Orsay dhe gjetkë, u angazhova në diskutime të rëndësishme mbi Dialogun dhe rrugën përpara. Këto biseda janë kritike në formësimin e punës që po bën ekipi im ndërsa përgatitemi për takimin e ardhshëm të kryenegociatorëve në dhjetor. Pres me padurim periudhën e ardhshme”, ka shkruar Lajçak.
Pas këtij takimi Lajçak kishte bërë të ditur se në fokus ishte avancimi dhe normalizimi i marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, veçanërisht përmes zbatimit të Marrëveshjes së vitit 2023 për Rrugën e Normalizimit.
Ndërkaq kujtojmë se udhëheqësit politikë të negociatave, kryeministri Albin Kurti dhe presidenti Aleksandar Vuçiq, nuk janë takuar qysh më 14 shtator të vitit 2023.
Kosova dhe Serbia zhvillojnë dialog në Bruksel që nga viti 2011. Procesi, i cili mbështetet nga Shtetet e Bashkuara, synon normalizimin e raporteve mes vendeve.
Palët kanë arritur dhjetëra marrëveshje, por shumica nga to nuk janë zbatuar.



Të tjera
Aktuale
Netanyahu: Izraeli godet hekurudhat dhe urat e përdorura nga Irani
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, njoftoi se
Lajme
Mediat iraniane raportojnë për një zinxhir njerëzish rreth termocentralit në Tabriz pas kërcënimeve të Trump
Një zinxhir njerëzish është formuar rreth
Lajme
Humolli nga zyra e OBSh-së në Kosovë: Bota po përgatitet për një pandemi të ardhshme
Drejtoresha e Zyrës së Organizatës Botërore