Një anëtar i ekuipazhit u vra pasi një aeroplan mallrash u rrëzua në periferi të aeroportit Vilnius në Lituani, ra në një shtëpi dhe shpërtheu në flakë.
Çuditërisht, tre të tjerë në bordin e fluturimit, përfshirë pilotin, i mbijetuan përplasjes si dhe 12 anëtarë të shtëpisë të cilët u evakuuan në mënyrë të sigurtë, sipas autoriteteve lokale.
Bëhet e ditur se aeroplani që fluturonte nga Leipzig, Gjermani do të ulej në aeroportin e Vilnius, kur u rrëzua disa kilometra larg pistës, shkruan CNN.
Ai rrëshqiti në tokë për disa qindra metra përpara se të godiste një shtëpi banimi, ka shpjeguar Renatas Pozela, shefi i Departamentit të Zjarrfikësve dhe Shpëtimit.
“Një anëtar i ekuipazhit u gjet pa asnjë shenjë jete”, tha Vilmantas Vitkauskas, kreu i Qendrës Kombëtare të Menaxhimit të Krizave të vendit.
Ndryshe, të paktën dy anëtarë të ekuipazhit u dërguan në spital.



Të tjera
Lajme
Nga 1 marsi i këtij viti, këto 15 kategori do të lejohen të udhëtojnë falas me trafik urban në Prishtinë
Trafiku Urban ka bërë të ditur
Aktuale
Spiropali vjen nesër në Kosovë, e pret Konjufca
Ministrja për Evropën dhe Punë të
Lajme Opinione
Deda: Shumë me rëndësi që presidenti/ja të zgjidhet me votë qytetare
Analisti politik, Ilir Deda ka vënë