Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), ka mbajtur tubimin e saj të shtunën në Ferizaj.
Aty LDK ka prezantuar edhe kandidatët për deputetë të prirë nga kreu i kësaj dege Visar Azemi.
Ky i fundit ka shkruar në Facebook, të dielën duke treguar për kandidatët për deputetë nga LDK në Ferizaj.
“Listës i prijë unë, Visar Azemi, kryetar i degës së LDK-së në Ferizaj, Paris Guri, kryetar i Forumit të Rinisë së LDK-së, Bahrije Hyseni, kryetare e Forumit të Gruas në degën e Ferizajit dhe Ibadete Mehmeti”, ka shkruar Azemi.
Azemi ka thënë se LDK-ja e ka një ekip fantastik të kandidatëve për deputetë.
“Këtë vit, Lidhja Demokratike e Kosovës ka një ekip fantastik të kandidatëve për deputetë. Të gjithë vijnë me angazhim të palodhshëm për zhvillimin dhe përmirësimin e kushteve të jetesës në Ferizaj dhe në gjithë Kosovën. Ata janë të përkushtuar për të përmirësuar infrastrukturën, shëndetësinë, arsimimin dhe mbrojtjen e interesave të qytetarëve tanë”, ka thënë Azemi.
“Ndryshimi po vjen dhe më 9 shkurt, bashkë me ju do ta realizojmë ëndrrën e madhe për Kosovën”, ka përfunduar ai.



Të tjera
Aktuale
Cakolli shfaq një grafikë të ulëseve të fituara nga partitë me rezultatin aktual
Eugen Cakolli nga KDI ka treguar
Lajme
Deda pas zgjedhjeve: Balancohet skena politike, espresso 70% është veç për qytetarët
Ilir Deda, ka reaguar lidhur me
Lajme
Blushi: Kurti kishte Qeverinë donte edhe Presidentin, i humbi të dyja
Shkrimtari Ben Blushi, ka reaguar pasi