Deputeti i PDK-së, Hajdar Beqa, potencon se zyrtarët që janë nën hetime për korrupsion nuk do të duhej të ishin pjesë e listës zgjedhore.
‘’Zyrtarët që janë nën hetime për korrupsion nuk duhet të bëjnë pjesë në lista zgjedhore sepse nuk i bëjnë nder as listës dhe as përfaqësimit qytetar’’, shprehet ai.
Deputeti Beqa, thekson se këtë standard madje e kishte vendosur PDK-ja.
‘’Ne si PDK kemi vendos një standard që nuk kemi pas raste dhe s’kemi e as nuk do të ketë që ndonjë zyrtar që është nën hetime nuk do të jetë në pjesë të listës’’, thotë ai.
Ai thotë se pavarësisht me të drejt apo pa të drejt, duhet pritur përfundimi i hetimeve ndaj tyre.
‘’Pavarësisht me drejtë apo pa drejtë zhvillohet një hetim ndaj një zyrtari duhet me prit përfundimin e tyre’’, thotë Beqa.



Të tjera
Lajme
Nga 1 marsi i këtij viti, këto 15 kategori do të lejohen të udhëtojnë falas me trafik urban në Prishtinë
Trafiku Urban ka bërë të ditur
Aktuale
Spiropali vjen nesër në Kosovë, e pret Konjufca
Ministrja për Evropën dhe Punë të
Lajme Opinione
Deda: Shumë me rëndësi që presidenti/ja të zgjidhet me votë qytetare
Analisti politik, Ilir Deda ka vënë