Deputeti i Bundestagut gjerman, Thomas Hacker ka deklaruar se rifillimi i dialogut mes Kosovës dhe Serbisë duhet të bëhet vetëm pas zgjedhjes së qeverisë së re në Kosovë.
“Në Prishtinë do të ketë zgjedhje dhe deri atëherë nuk mund të bëhet shumë. Kjo është pjesë e sistemit demokratik, por pas zgjedhjeve dhe me komisionin e ri duhet të riforcohet procesi dhe të bëhet e qartë se marrëveshjet e arritura duhet të përmbushen dhe implementohen nga të dyja palët.
Sa i përket mos-zbatimit të marrëveshjes për normalizim të marrëdhënieve mes palëve, Hacker thotë se durimi do të mbarojë shpejtë.
“Faktikisht pas zgjedhjeve në Kosovë dhe pas formimit të qeverisë së re, do të mbarojë durimi për të dyja palët. Serbia nuk mund të thotë ne do të nënshkruajmë marrëveshjen, më vonë do të thotë nuk e nënshkruajmë e më pas do të thotë se marrëveshja është kundër Kushtetueses. Që të dyja palët nuk pajtohen me Bashkimin Evropian dhe Komunitetin Ndërkombëtar, duhet ta respektojnë atë se për çfarë janë dakorduar, u shpreh Hacker.



Të tjera
Aktuale
Netanyahu: Izraeli godet hekurudhat dhe urat e përdorura nga Irani
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, njoftoi se
Lajme
Mediat iraniane raportojnë për një zinxhir njerëzish rreth termocentralit në Tabriz pas kërcënimeve të Trump
Një zinxhir njerëzish është formuar rreth
Lajme
Humolli nga zyra e OBSh-së në Kosovë: Bota po përgatitet për një pandemi të ardhshme
Drejtoresha e Zyrës së Organizatës Botërore