Ngjarja e së premtes së 15 nëntorit mes Rumanisë dhe Kosovës ende nuk po harrohet nga rumunët.
Atë ditë, lojtarët e Kosovës e lanë lojës dy minuta para përfundimit, pas thirrjeve “Serbi, Serbi” nga tribunat e “Arena Nationala”.
UEFA gjatë ditës së djeshme ka vendosur që fitoren me rezultat zyrtare t’ia dhurojë Rumanisë, teksa edhe e dënoi me mbi 150 mijë euro.
Kosova u dënua me 6 mijë euro, përshkak të sjelljeve të lojtarëve në fushën e lojës.
Për këtë ndeshje, ka folur edhe legjenda e futbollit rumun, Rica Raducanu.
Ai ka thënë se nëse një ngjarje e tillë do të ndodhte në kohën e tij, ai dhe bashkëlojtarët e tij do të përdornin masa tjera.
“Nëse Kosova do të sillej kështu në kohën tonë, në do t’i rrihnim në dhomat e zhveshjes. Luaj futboll nëse je i mirë, kaq! Ata erdhën me planin për ta lënë lojën, por nuk ia dolën”, tha ai.



Të tjera
Aktuale
KQZ shpall rezultatet përfundimtare për zgjedhjet e 7 qershorit
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka shpallë
Aktuale
Tahiri për ofertën e AAK-së për kuorumin: S’duam asnjë pozitë për vete, vetëm 6 kërkesa strategjike
Deputeti i zgjedhur i AAK-së, Besnik
Aktuale
Ethem Çeku: Gazifikimi i qymyrit i shtrenjtë, s’mund ta mbulojmë, gazi amerikan krijon stabilitet dhe kushton më pak
Kosova po dëmtohet ekonomikisht nga mungesa