Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka mbajtur sot adresimin vjetor në Kuvendin e Kosovës para deputetëve të vendit.
E para shtetit, si asnjëherë më parë, me këtë fjalim ka bërë disa deklarata, që kanë filluar të komentohen nga partitë politike, por edhe nga analistët e shoqëria civile.
Me fjalimin e saj, Presidentja Osmani, ka dhënë kritika dhe goditje edhe në drejtim të Qeverisë së Kosovës, veçmas për raportet e Qeverisë me aleatët e shtetit të Kosovës.
Megjithatë, deklaratat e tilla po shihen si të vonshme dhe Presidentja Osmani, po konsiderohet si udhëheqëse që duhet merr përgjegjësi për këto katër vite, pasi që heshtja e saj deri më tani, nuk mund të justifikohet nga të ‘’bëmat’’ e pushtetit aktual.
Lidhur me fjalimin e Presidentës, Osmani ka folur deputeti i pavarur, Haki Abazi.
Abazi për fjalimin e Presidentes: I domosdoshëm por i vonuar, Kurti e keqpërdori Osmanin dhe tash mbeti vetëm si një palaço dhe një rrenc i politikës
Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Haki Abazi, e ka konsideruar si të domosdoshëm por të vonuar pozicionin e Presidentës Vjosa Osmani.
‘’Kjo gjë është e ditur me muaj dhe mendoj se është i vonuar caktimi i pozicionit por i domosdoshëm për demokracinë në Kosovë’’ thotë Abazi.
Deputeti Abazi, thotë se kryeministri Kurti ka keqpërdorur Presidenten Osmani në zgjedhjet e fundit sepse ka pasur frikë nga konkurrenca.
‘’Kurti e ka keqpërdorur përkrahjen e Osmanit në zgjedhjet e fundit dhe nga frika për konkurrenca politike, ai ka vepruar me Osmanin, njëjti sikurse ka vepruar edhe me gjithë bashkëpunëtoret e tij dhe qartazi po mbetët i vetmuar’’ thotë ai.
Deputeti Abazi ka dhënë akuza të forta në drejtim të kryeministrit Kurti, duke e quajtur përçarës, palaço dhe rrenc të politikës së Kosovës.
‘’Kurti është përçarësi me i madhi i shqiptarëve. Kurti tashmë është veçse i dëmtuar nga largimi i më shumë se 6 deputetëve nga mazhoranca dhe qartësia e qytetarëve të Kosovës, që kemi të bëjmë me një palaço dhe rrenc të politikës së Kosovës.’’ u shpreh ai.



Të tjera
Lajme
A do të ketë koalicion LDK-LVV? Haziri: Deri më tani nuk ka pasur asnjë takim
Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri është
Aktuale
Çka ndodhi brenda banesës në Ferizaj ku u vra F.H.? Detaje nga kërkesa e Prokurorisë për caktim të paraburgimit ndaj të dyshuarës
Prokuroria Themelore në Ferizaj ka paraqitur
Uncategorized
Discover How Mr Fortune No Deposit Bonus Can Elevate Your Casino Experience
The world of online casinos is