Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, priti në takim ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeffrey Hovenier.
Sipas një postimi në rrjetin social në Facebook të faqes së MPJD-së bëhet e ditur se takimi i rregullt mes tyre pati në fokus partneritetin e ngushtë mes dy shteteve, realizimin e projekteve të përbashkëta në demokratizim dhe zhvillim të qëndrueshëm.
Tutje në postim thuhet se ministrja Gërvalla ritheksoi përkushtimin e vendit në avancimin e agjendës euroatlantike dhe forcimin e subjektivitetit ndërkombëtar.
Ajo shprehu mirënjohje të thellë për mbështetjen e vazhdueshme dhe të gjithanshme të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, si një partner i fuqishëm dhe kontribuues kryesor në ruajtjen e paqes dhe sigurisë në rajon dhe Evropë.



Të tjera
Aktuale
Cakolli shfaq një grafikë të ulëseve të fituara nga partitë me rezultatin aktual
Eugen Cakolli nga KDI ka treguar
Lajme
Deda pas zgjedhjeve: Balancohet skena politike, espresso 70% është veç për qytetarët
Ilir Deda, ka reaguar lidhur me
Lajme
Blushi: Kurti kishte Qeverinë donte edhe Presidentin, i humbi të dyja
Shkrimtari Ben Blushi, ka reaguar pasi