Kompania Kosovare për Furnizim me Energji Elektrike, KESCO u ka bërë thirrje konsumatorëve që të përdorin energjinë elektrike me tarifat e natës, pas orës 22:00 kur çmimi është më i ulët, raporton Ekonomia Online.
Në këtë thirrje drejtuar konsumatorëve, KESCO ka treguar se për konsum deri në 800 kilovat në orë paguhet çmim më i ulët derisa mbi 800 kilovat në orë, çmimi është më i lartë.
“Në një rast me konsum prej 1600 kWh, duke përdorur përqindjet mesatare të shpenzimit: 67% gjatë ditës (tarifa e lartë). 33% gjatë natës (tarifa e ulët, pas orës 22:00). 800 kWh të para kushtojnë 50.57 euro. 800 kWh tjerë, pra nga 801 deri 1600 kushtojnë 87.78 euro, për shkak të tarifës më të lartë në bllokun e dytë”, kanë njoftuar ata duke dhënë edhe si një shembull praktik.
Ata kanë këshilluar konsumatorët që për të paguar më pak, konsumi duhet mbajtur nën 800 kilovat.



Të tjera
Lajme
“Po të mos e kish tradhtu Albini, e kish tradhtu Vjosa”, Spahiu për Osmanin
Sipas Nexhmedin Spahiut, Kurti me “largpamësinë
Aktuale
Kur do të mbarojë lufta në Iran? Shtëpia e Bardhë jep përgjigjen
E pyetur nga gazetarët se sa
Aktuale
Haziri për Osmanin: Nëse do të kandidohej, LDK do ta diskutonte mbështetjen
Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës,