Në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë sot do të vazhdojë procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.
Në Hagë, sot, do të vazhdojë dëshminë dëshmitari i radhës i Zyrës së Prokurorit të Specializuar.
Dëshmitari i fundit të hënën ishte, Nezir Çoçaj, i cili ishte i 104-ti me radhë në procesin gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së dhe ai ka përfunduar dje dëshminë në Hagë.
Në pyetjet nga trupi gjykues, Çoçaj u ballafaqua me disa deklarata të Ferat Shalës, të cilat thuhet se ishin dhënë për Shërbimin e Informativ të Kosovës (SHIK) dhe Kadri Veselin.
Duke u përgjigjur në pyetjet e gjyqtarit Fergal Gaynor, dëshmitari tha se në detyrën e tij për mbledhjen e informacioneve, nuk ka intervistuar as zyrtarë e as civilë. Ai tha se nuk e ka pasur informacionin se rojet e pyjeve jepnin informata për UÇK-në tek autoritetet serbe.
Sipas kalendarit të Dhomave të Specializuara, gjykimi “Thaçi dhe të tjerët”, këtë javë pritet të mbahen katër seanca gjyqësore.
Ndryshe, rasti gjyqësor ‘Hashim Thaçi dhe të tjerët’, filloi më 3 prill 2023 me deklaratat hyrëse të Prokurorit të Specializuar dhe të përfaqësuesit të viktimave, ndjekur nga ekipet e mbrojtjes më 4 dhe 5 prill 2023.
Kujtojmë se Zyra e Prokurorit të Specializuar, më 30 shtator 2022 ka dorëzuar aktakuzën e konfirmuar të ndryshuar ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit, e cila përbëhet nga dhjetë pika me akuza, ku këta të fundit ngarkohen për krime lufte e krime kundër njerëzimit.
Të tjera
Aktuale
Si ndodhi aksidenti tragjik në Dollc të Klinës, ku humbi jetën një person dhe pesë u lënduan?
Policia e Pejës ka dhënë detaje
Aktuale
Çfarë synohej me mbylljen e Urës së Ibrit, Jamie Shea: S’ishte ideja e ndarjes së Kosovës
24 qershori 1999 shënon ditën kur
Aktuale
DASH anulon mbi 6 mijë viza studentore, Ambasada Amerikane: Shkelën ligjin dhe mbështetën terrorizmin
Departamenti i Shtetit ka anuluar më shumë