Kapiteni i kombëtares së Zvicrës, Granit Xhaka, ky luan i shtetit të Kosovës, me një deklaratë të fuqishme, i ka çartur serbët.
Një deklaratë e tij që i bën disa media në Serbi të llomotisin si e kanë zakon soji i tyre.
Pamfleti serb “Kurir” është çartur nga deklarata e Xhakës pas barazimit të Zvicrës 1:1 me Serbinë në kuadër të Ligës së Kombeve në futboll.
“Xhaka ka bërë një deklaratë që nuk mund ta besojë vetë! Provokatori zviceran në një mënyrë të turpshme tentoi ta poshtërojë ndeshjen ndaj Serbisë”, ka shkarravitur ky pamflet.
“Do të jem plotësisht i hapur dhe i sinqertë me ju. Kampionati Europian apo Botërori janë diçka krejtësisht ndryshe në krahasim me Ligën e Kombeve. Ishte si një lojë miqësore, ky është një fakt.
Sigurisht, është e rëndësishme që ne të mund të konkurrojmë me kombëtaret më të forta, por më pas duhet të ngjitesh vazhdimisht.
Ky ishte një shans për të rinjtë që të tregojnë se çfarë mund të bëjnë”, – tha Granit Xhaka.
Kjo deklaratë ka hallakatur serbët.



Të tjera
Kosova Lajme
Nga 1 marsi – 15 kategori do të lejohen të udhëtojnë falas me trafik urban në Prishtinë
Nga 1 marsi 2026, Trafiku
Aktuale
Deputeti i PDK-së tregon se çfarë presidenti po kërkon Albin Kurti
Deputeti i PDK-së, Eman Rrahmani, ka
Aktuale
Edhe pak ditë afat, takimet Kurti-Hamza-Abdixhiku ‘‘s’nxorën’’ emër për president
Anipse afati për zgjedhjen e presidentit