Deputeti i PDK-së dhe ish ministri i jashtëm Enver Hoxhaj tha se Kosova nuk arriti të sigurojë mbështetje në Samitin e Parisit për t’u bërë anëtarë me të drejta të plota e Organizatës Botërore të Frankofonisë.
Ai shtoi se sa ishte Ministër i Jashtëm, pas një pune të madhe lobuese, Kosova u pranua si anëtare vëzhguese e OIF, ndërsa shton se sot Qeveria aktuale ia ka humbur Kosovës aftësinë për ndonjë anëtarësim në ndonjë organizatë.
“Ky lajm tregon mjerimin politik të brendshëm dhe dështimin konkret të jashtëm, ku sot askush nga vendet partnere të Perëndimit apo shtetet që e kanë njohur Kosovën në Azi dhe Afrikë nuk e vlerësojnë atë, duke treguar gatishmërinë për të ofruar mbështetje qoftë për ta vendosur atë në agjendë! Kjo tregon jo vetëm mungesën e vullnetit për të bashkëpunuar, por edhe izolimin global të Kosovës”, përfundoi Hoxhaj në shkrimin e tij në Facebook.
Të tjera
Aktuale
Reagon kompania autobusi i së cilës u përfshi në aksidentin e rëndë në Klinë
Një aksident i rëndë ka ndodhur
Aktuale
Kapet 34-vjeçari dhe ekstradohet nga Italia në Kosovë
Një kosovar me inicialet F.Xh. është
Aktuale
Lirohen vëllezërit Emini nga mbajtja në Serbi
Vëllezërit Bashkim dhe Xhemajli Emini janë