Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Galuk Konjufca, ka thënë se forumi politik i Asamblesë Parlamentare të Frankofonisë ka si mision të tij promovimin e bashkëpunimit ndërmjet vendeve frankofone, forcimin e kapaciteteve parlamentare dhe promovimin e demokracisë e të drejtave të njeriut në të gjithë botën frankofone dhe përtej saj.
Ai këto deklarime i ka bërë në seancën solemne të hapjes së Sesionit të 36-të të Asamblesë Rajonale të Evropës (ARE) të Asamblesë Parlamentare të Frankofonisë.
“Forum ky politik që në thelb të misionit të tij e ka promovimin e bashkëpunimit mes vendeve frankofone, forcimin e kapaciteteve parlamentare dhe promovimin e demokracisë e të drejtave të njeriut në të gjithë botën frankofone dhe përtej saj. Kultura e pasur frankofone ka qenë dhe mbetet inspirim për mbarë botën përderisa ndikimi i saj është shumë dimensional. Demokracia moderne evropiane nuk do të mund të imagjinohej pa kontributetintelektuale dhe idetë politike të mendimtarëve francezë. Idealet e lirisë barazisë e të drejtësisë nuk do të kishin qenë të mundura për t’u realizuar nëse nuk do të ishte deklarata franceze e të drejtave të njeriut e të qytetarit”, ka thënë Konjufca, raporton EO.
Organizmi i këtyre aktiviteteve, ai tha se është një dëshmi se lidhjet e Kosovës me vendet frankofone janë evidente dhe shumë miqësore.
“Për ne si shtet të qenit pjesë e asamblesë parlamentare të frankofonisë nuk është vetëm shprehje lidhjeve tona kulturore, por mundësi për angazhim edhe diplomatik dhe mbrojtje e vlerave të përbashkëta në nivel global sidomos në këto kohë të pa sigurta. Në këtë kontekst dua ta shfrytëzoj këtë rast që t’iu falënderoj për mbështetjen po ashtu që i keni dhënë amendamentit tonë të propozuar vitin e kaluar nga delegacioni ynë për ta dënuar sulmin terrorist në veriun e Kosovës që ndodhi në shtator të vitit të kaluar me synim të parandalimit të destabilizimit dhe kërcënimit të sovranitetit dhe integritetet territorial të vendit tonë”, ka thënë ai.
Të tjera
Aktuale
Krejt çka u gjet në banesën e zyrtarit komunal në Pejë
Një bastisje e Policisë në Pejë
Aktuale
Ishte djalë hasreti, ky është i riu që vdiq në aksidentin e sotëm në Dollc
Një aksident i rëndë komunikacioni i
Aktuale
Arrestohet zyrtari i Komunës së Pejës, u filmua duke konsumuar lëndë që dyshohet se janë narkotike
Policia e Kosovës ka arrestuar një