“Xhipat e zinj”, Zyra e Kryeministrit merr me qira dy automjete për rreth 60 mijë euro

 

 

Për ‘xhipat e zinj’ që Albin Kurti si opozitar i kundërshtonte fort, si pushtetar nuk nxjerr zë.

Pavarësisht edhe kritikave të atëhershme, Zyra e Kryeministrit të Kosovës, po vazhdon të pajiset me automjete të tilla, raporton Klankosova.tv

ZKM tashmë ka bërë gati kontratën për të marrë me qira dy automjete. Rreth 60 mijë euro ka ndarë për këtë tender dhe vlen për një periudhë 36 mujore.

Sipas dosjes, data e nënshkrimit të kontratës është caktuar të bëhet nesër, më 10 korrik, transmeton Klankosova.tv

Vlera e parashikuar e kontratës ka qenë 65 mijë euro, por që atë e ka fituar kompania që ka ofertuar me një çmim pak më të lirë.

“Marrja e automjeteve me qira për nevojat e ZKM-së, vlera e përgjithshme e kontratës është 58,968.00 euro”, thuhet në dosjen e tenderit. /Klankosova.tv

Të tjera

Aktuale

Luta del nga mbledhja e partisë , tregon se çfarë po diskutohet brenda

Lutfi Haziri ka braktisur përkohësisht mbledhjen

Lajme

Kosova i ekstradon Suedisë një diler, po kërkohej nga Interpoli

Policia e Kosovës, përkatësisht Drejtoria për

Lajme

Ferati: S’është praktikë e LDK’së me u shkarku kryetari

Sekretari i Përgjithshëm i LDK’së, Ilir